E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtrëngon sanksionet ndaj Bregut të Fildishtë

Bashkimi Evropian do të shtrëngojë sanksionet kundër presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo muajin e ardhshëm, duke zgjeruar listën e mbështetësve të tij, që do të përballen me kufizime në udhëtim dhe me ngrirjen e aseteve.

Në një takim në Bruksel, përfaqësuesit e 27 qeverive të BE-së janë pajtuar që të imponojnë masa shtesë dhe që të rrisin numrin e njerëzve, që do kenë kufizime nga 17 në 61.

Këto sanksione vijnë për t`i bërë presion Gbagbos të lërë pushtetin, pasi fuqitë perëndimore thonë se ai humbi ndaj rivalit të tij Alassane Ouattara në zgjedhjet e fundit të mbajtura në nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›