E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple paditet për shkelje të privatësisë

Kompania amerikane Apple është paditur për shkak se aplikacionet për iPhone dhe iPad, i kanë ofruar në mënyrë të paligjshme reklamimit informacionet unike personale të përdoruesve të Apple. Padia është ngritur në San Jose të Kalifornisë.

Padia vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet se nga aplikacionet e sistemit operativ të iOS të kompanisë Apple dhe të rivalit nga Google, softuerit Android, po rrjedhin informacione te ndjeshme personale te perdoruesve.

Në dosjen e ngritur, Jonathan Lalo i Los Angjelosit, ankohet se përdoruesit e iPhone dhe iPad “ishin viktima të shkeljes së privacisë dhe të praktikave jokorrekte të biznesit nga ana e Apple.

Në padi janë futur edhe kompanitrë tjera si Backflip, Pandora, Dictionary.com dhe the Weather Channel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›