Vendet e partive ne kuvend
Ndërsa ne Kosove vazhdojnë negociatat larg vëmendjes se medieve për formimin e qeverise se re, këto te fundit kane bere një përllogaritje për numrin e deputeteve qe do te kenë ne kuvendin e ri forcat politike, duke iu referuar rezultateve ende paraprake te KQZ-se. Sipas përllogaritjeve, PDK-ja e Hashim Thaçit do te mbetet serish parti e pare, me 38 deputete, e ndjekur nga LDK-ja e Mustafes, me 27 deputete. Vetëvendosja e Albin Kurtit përfaqësohet me 14 vende ne kuvend, AAK-ja e Ramush Haradinaj me 12 ligjvënës, ndërsa AKR-ja është partia shqiptare me numrin me te vogël te deputeteve, vetëm tete. LDD-ja e Nexhat Dacit dhe Lëvizja e Shoqërisë Civile, FER, mbeten jashtë parlamentit, pasi nuk kane kaluar pragun e nevojshëm prej 5 për qind. Nga 20 vendet e parashikuara për pakicat, serbet do te marrin 14 deputete. Krahasuar me përfaqësimin e kuvendit te mëparshëm, ndryshimi nuk qëndron te dy partitë kryesore PDK dhe LDK, por te partia e Nexhat Dacit, qe ne një fare mënyre është zëvendësuar nga vetëvendosja e Kurtit.
Shpërndaje