BE shtyn shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë
Gjermania ka kërkuar që shqyrtimi i kësaj kërkese të shtyhej, sepse kërkon më shumë kohë. Duket se shkak është bërë një ligj i imponuar nga Gjykata Kushtetuese si dhe ratifikimi i trakatatit të Lisbonës.
Diplomatët gjermanë kanë shpjeguar në takim se ende nuk janë të qartë nëse duhet respektuar Bundestagu përpara se të shprehet qëndrimi për aplikimin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se për aplikimin e Shqipërisë, do të duhet më shumë se një muaj, pas mbledhjes së Bundestagut gjerman, i cili do të zhvillojë mbledhjen e parë në fund të këtij muaji.
Pas shqyrtimit nga përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, për Shqipërinë nis një fazë tjetër, që është realizimi i kushteteve të kërkuara në terren.