E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia parandalon një vrasje

Në pranga ra shtetasin Emiljano Hajdari, 18 - vjeç, lindur ne Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.  Arrestimi i tij u krye pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e këtij komisariati në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, me një armë zjarri pistoletë si edhe dy krehera me 14 cope fishek, të cilat i posedonte pa leje.

Nga interivistimi dhe deklarimi i tij, ka rezultuar se ky shtetas armën e ka siguruar nga një i afërm i tij, dhe kishte për synim për t”u nisur në qytetin e Beratit, me qëllim për të vrarë me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas.

Ndërhyrja e menjëhershme të shërbimeve të policisë, pas informacioneve të marra që ky shtetas ndodhej me armë, u realizua parandalimi i kësaj ngjarje kriminale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma dhe fishekët dhe u dërguan në laborator për ekzaminime të mëtejshme. U kryen veprimet proçeduriale e hetimore, materialet do t”i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mbatjes pa leje të armeve e municioneve luftarake”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›