Banka Evropiane mbështetje për energjinë në Shqipëri
Pas një prezantimi me ecurinë e reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin e energjisë në Shqipëri, Z. Prifti paraqiti objektivat e tij si dhe qëllimin e qeverisë mbi përmirësimin dhe fuqizimin e këtij sektori në vend.
Piebalgs shprehu vlerësimet më të larta rreth zhvillimeve në sektorin energjitik në Shqipëri. Ai përshëndeti reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si pjesë e politikave të zhvillimit dhe të integrimit duke kontribuar me një rol tepër pozitiv edhe për funksionimin e Komunitetit të Energjisë midis vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian.
Ai siguroi mbështetjen e Bashkimit Europian për ecurinë e mëtejshme për projekte të ndryshme si: për ndërtimin e rrjeteve të gazsjellësve trans-adriatik (TAP) dhe atij të rigazifikimit të gazit të lëngshëm duke përdorur kapacitetet stokuese të vendit, funksionimin e qendrës rajonale të koordinimit të ankandeve energjitike apo linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje.
Gjithashtu, z. Piebalgs ofroi gatishmërinë për mbështetje financiare nga Banka Evropiane për Investime dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të bërë të mundur realizimin e këtyre projekteve.