E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: MSH rëndësi të veçantë shëndetit të grave

I pranishëm në një takim në kuadër të Programit "Reforma në Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës", ai theksoi se "objektivat kryesore strategjike për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës synojnë të garantojnë për çdo grua aksesin në shërbimet cilësore të integruara të mëmësise së sigurt dhe që çdo fëmijë të rritet dhe zhvillohet i shëndetshëm".

Arritja e këtyre objektivave madhore, sipas tij, kërkon mobilizim total të personelit dhe profesionistëve të shëndetësise, si dhe koordinim dhe bashkëpunim më të mirë të gjithë aktorëve dhe sektorëve që operojnë direkt, apo që interferojnë me sektorin e shëndetësisë. Objektivat dhe ndërhyrjet për përmirësimin e aksesit dhe cilësisë se kujdesit amtar dhe fëminor janë prioritare për MSH, por dhe pjesë me rëndësi të Strategjisë të Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor shqiptar, të Strategjisë Kombëtare për zhvillimin ekonomik dhe të sfidave për të arritur Objektivat e Zhvillimit te Mijëvjeçarit.

Programi spanjoll 3 vjeçar për shëndetin e nënës dhe fëmijës i MSH, i hartuar me mbështetjen e OBSH dhe Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillim, synon të kontribuojë efektivisht në përmirësimin e situatës shëndetësore të nënës dhe fëmijës, si dhe në rritjen e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve të ofruara për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Programi "Reforma në Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës", i cili ka nisur në 2008 dhe pritet të përfundojë në 2011, parashikon ndërhyrje të fokusuara në nivel kombëtar dhe rajonal.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›