E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE sinjal pozitiv per statusin

Si rrallë herë, politika shqiptare ka  arritur konsensus pothuajse në mënyrë harmonioze në Bruksel.  Takimi i pestë i komitetit të stabilizimit dhe asocimit  ka përfunduar me një deklaratë të përbashkët  BE-Shqipëri. Ka qenë ky një tjetër dimension pozitiv që politika shqiptare ka arritur pas aprovimit të reformës zgjedhore.
Tashmë, për Brukselin është dhënë një sinjal i qartë për vullnetin politik të forcave politike shqiptare për marrjen e statusit të vendit kandidat  dhe ai duket më i afërt se kurrë.
“Mesazhi kryesor nga takimi i sotëm  është që forcat politike mund t’i flasin njëra-tjetrës, mund të arrijnë marrëveshje. Deklarata e përbashkët qe një kompromis. Të shohësh dialog dhe kompromis në Shqipëri, është fantastike. Ne po ecim vërtet në drejtimin e  duhur. Jam më optimist që Këshilli i Ministrave që do të shqyrtojë çështjen e Shqipërisë do të japë një sinjal pozitiv për statusin”, bëri me dije, Kukan.
Parlamenti Europian do të hartojë në shtator një raport mbi përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë. Një mbështetje politike për stadin në të cilin aspiron të ngjitet Shqipëria.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›