E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan sulm me arme ndaj Policise vriten 9 agjente

Një grup talebanësh kanë hapur zjarr kundër një kompleksi rezidencial të policisë në Lahore, në pjesën lindore të Pakistanit, duke lënë të vrarë 9 agjentë. Këta të fundit po stërviteshin për tu bërë policë roje në burgje. Zëdhënësi I talebanëve pakistanezë ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit duke e cilësuar këtë si nëj hakmarrje për torturat që policia bën ndaj luftëtarëve të tyre në burg. Personat e vrarë ishin rekrutuar në një provincë që është dhe fortesa e talebanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›