Durrës, gjendet një celular- bombë tek një karburant
Share
(E PERDITESUAR)- Një telefon celular i mbështjellë me natriban është gjetur mesditën e sotme pranë një karburanti në zonën e Shkozetit në Durrës. Punonjësit e karburantit kanë sinjalizuar policinë për celularin bombë. Lajmi ka shkaktuar panik, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat xhenio, të cilat pas disa orësh kanë arritur të çaktivizojnë eksplozivin.
Dyshimet e para janë se celulari- bombë ka rënë aksidentalisht nga ndonjë automjet që është furnizuar me karburant. Celulari ishte i lidhur me dy kallëpe tritol dhe mund të shpërthente nëse aktivizohej nga një celular tjetër.
