Presidenti Obama i ka ofruar ndihme kryeministrit japonez Naoto Kan

Shtetet e Bashkuara kane udhezuar burime te medha ushtarake ne Oqeanin Paqesor per te ofruar ndihme emergjente per viktimat e termetit ne Japoni.
Presidenti Barak Obama u tha gazetareve ne Uashington se ai ka folur me kryeministrin japonez Naoto Kan dhe i ka ofruar atij ndihme. Ai tha se nje aeroplanmbajtese tanime gjendet ne Japoni se bashku me burime tjera ushtarake dhe nje aeroplanmbajtese tjeter eshte duke udhetuar ne drejtim te Japonise.
Gazeta e ushtrise amerikane Stars amp Stripes citoi zedhenesin e flotes se shtate Jeff Davis te kete thene se nje flotilje anijesh qe udhehiqet nga aeroplan-mbajtesja USS Ronald Regan ka nderruar kurs dhe eshte nisur per te ndihmuar Japonine. Ky grup i anijeve ishte nisur per te marre pjese ne stervitjet e perbashketa ushtarave ne Korene e Jugut.