E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, takim urgjent për gripin e derrave

Athinë - Shfaqja e gripit të derrave ka shtyrë Komisionin Evropian të kërkojë një takim urgjent me ministrat e Shëndetësisë së vendeve të BE-së. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se në Meksikë nga ky virus kanë vdekur 103 persona.

"Komisionari i ngarkuar për shëndetin publik ka kërkuar një takim urgjent të ministrave të Shëndetësisë, -deklaroi në Athinë presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso. -Megjithatë, është shpejt të spekulojmë për situatën e krijuar. Ne po e ndjekim atë nga afër, së bashku me të gjitha shtetet anëtare''.

Gripi i derrave mësohet se ka prekur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›