Gjetja e një bombe të vjetër evakuon kancelaren Merkel
Berlin - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është larguar nga shtëpia e saj në qendër të Berlinit, për shkak se pranë zonës është gjetur një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bomba u zbulua të premten nga punëtorët në Ishullin e Muzeve, i klasifikuar në pasurinë e UNESCO-s. Ajo peshonte rreth 100 kilogram, dhe mësohet se ishte e prodhimit sovjetik.
Zona u mbyll për qarkullimin, transportet publike, shfaqjet e teatrove u pezulluan, ndërsa shumë banesa në zonën pranë, përfshi edhe atë të kancelares u evakuuan për të mundësuar çaktivizimin e mjetit shpërthyes.