BE thirrje Ballkanit: Luftoni krimin ose s'ka anëtarësim
ZAGREB- Bashkimi Europian i përsërit detyrën vendeve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si kusht për të hyrë në BE.
"Në mbarë rajonin është bërë shumë progres. Por, sfidave të përbashkëta, si forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t'u kushtohet kujdes i duhur", tha eurokomisioneri për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot.
Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjes, Serbisë dhe Malit të Zi, thirrja për të shtypur krimin u është bërë në samitin e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme që po mbahet në Zagreb.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)