BE thirrje qytetareve te Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje
27-11-2010 / Gazeta 55
Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek u ka bere thirrje qytetareve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ka vleresuar se eshte me rendesi te kete zgjedhje te lira dhe demokratike. Ajo i beri keto komente gjate takimit me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka ku beri te ditur se procesin zgjedhor ne Kosove do ta mbikeqyrin edhe shtate anetare te tjere te Parlamentit Evropian. E pyetur nese zgjedhjet e jashtezakonshme te dhjetorit do te kene ndikim ne procesin e liberalizimit te vizave ajo tha se te dyja jane procese te ndara por megjithate theksoi se ecuria e zgjedhjeve te dhjetorit do te luaje rol ne rrugen e integrimeve evropiane te Kosoves.
...