E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet Plus Communication Berisha Partneriteti me i rendesishem mes Prishtines dhe Tiranes - dallendyshe e integrimit te pandalshem ndershqiptar

27-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha mori pjese sot ne perurimin e kompanise se katert celulare ne Shqiperi Plus Communication. Gjate fjales se tij Berisha ka vene theksin ne rendesine e bashkepunimit midis investitoreve te Tiranes dhe te Prishtines duke e cilesuar kete bashkepunim nje ngjarje dhe nje iniciative te rendesishme nje date te shenuar per Shqiperine dhe kombin shqiptar. Inagurimi i sotem i kesaj kompanie perben nje arritje tjeter te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shenderruar sot ne nje nevoje jetike per njerezit e qyeteruar. Kjo perben leven per te kapur shpejtesine e kohes dhe kohen e humbur ndash tha kryeministri Sali Berisha ne fjalen e tij. Gjithashtu ne kete perurim te kompanise se katert celulare ne shqiperi kreu i ekzekutivit Berisha u ndal dhe ne perparimin qe ka hasur interneti gjate viteve te fundit pasi Shqiperia po perjeton ne moshen e internetit. Para kater vitesh Shqiperia ishte nder vendet me perdorimin me te ulet te internetit ne planet me gjithsej 4.8. Sot ne vendosemi ne treg me shifra permiresuese pasi shkalla e perdorimit te internetit eshte dyfishuar duke arritur ne 14 nderkohe qe perdorimi i telefonise mobile arrin ne 4.4 milion perdorues. Ka nje rritje marramendese te papermbajtur- theksoi kryeministri Berisha. Perdorimi i internetit dhe i telefonise celualare ne ditet e sotme po behet nje nevoje jetike dhe shkalla e perdorimit te tyre rritet nga dita ne dite perfundooi fjalen e tij gjate ketij perurimi kryeministri i vendit Sali Berisha. Plus Communication do te jete kompania e 4-t celualare ne vendin tone.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›