E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhgimi i djeshem/Edi Rama rithemelon Shkollen e Partise

28-11-2010 / Redaksionale

Eumlshte e kuptueshme qe kur njeriu gjendet krejt bosh shtysa parake e tij eshte te mbushet me cfaredolloj gjeje qe i kape dora. Nuk eshte thjeshte ndjesi shprehese por ajo qe po ndodh me lidershipin e socialisteve eshte sa e cuditshme shpesh edhe ridikule sa kaotike aq edhe e paprecedente. Edi Rama nga thesi i cudirave kapi projektin e Akademise e politike te Partise Socialiste per te mbushur humneren intelektuale e politike qe karakterizon ne thelb kete institucion te sotem opozitar. Perpjekja e fundit e Rames per te krijuar kete akademi mund te konsiderohet nje taktike per te shmangur apo minimizuar rolin e Mendimit ndryshme dhe te kastes se vjeter te Partise Socialiste.
Shtojca me e re e fondacionit absent Qemal Stafa eshte Akademia Rama me program mesimor parimet tautologjike te shkolles se partise. Leksioni i pare eshte adhurimi i komandantit legjendar. Ne mungese totale te produktit politik te investimit a sipermarrjes demokratike kreu i opozites ngre ngrehina politike per te fshehur permbajtjen e munguar te vizionit ideor e politik. Shkelqimi dhe renia e politikes se re identifikohet materialisht me keto projekte qe jane aq te mira ne nisje porse sa fillojne te ecnim me kembet e tyre perfundojne ne kanalin e harreses te mbuluar me pluhurin e dites. Mjerisht pas 2009 e majta ka abdikuar nga politika dhe eshte martuar me para-politiken radikale te bojkotit dhe grevave te urise ne mes te bulevardit duke sjelle peshtjellim ne trafik dhe bllokim te levizjes se lire te qytetareve ne qytet.
Sakaq injoranca socialiste ka arritur maksimumin e saj pse sdi as konceptin themeltar qe i qendron pas institucionit te Akademise qe eshte mbrojtja e dijes fiks si nje muze e njohurive te fituara te se kaluares. Prandaj filozofi i lashte grek Platoni ai me balle te gjere ndertoi ne 387 para Krishtit jashte mureve te Athines shkollen filozofike te cilesuar Akademi per hir te heroit te luftes Akademo i cili u dhuroi Athinasve nje terren per nje kopsht publik ku filozofonte bashke dishepujt e tij.
Mirepo i padituri Rama ka nevoje per makijazh intelektual per te fshehur dobesine e iniciativave te tij politike. Mjaft te kujtosh ketu intelektualet e Majte qe jane lene jashte forumeve te PS-se. Intelektualet si Moikom Zeqo Ermira Danaj Elmaz Sherifi Rexhep Meidani Ben Blushi Kastriot Islami Servet Pellumbi etj qe perbejne palcen e majte te PS-se jane aneksuar per turp te Rames nga forumet socialiste. Per paradoks Rama lancon shkollen per eliten e se majtes modern. Askush sdi se cfare eshte kjo akademi Kush jane keto profesore qe do te bejne politike modern ne PS Kush jane lektoret Saikeq Tahiri Rudina Sekseri Edi Shalesi apo Tualant Balla qe me kulturen e Majte kane aq sa ka derri me filozofine orientale.
Pertej kesaj Akademia eshte nje paterice me e re fondacionit te deshtuar Qemal Stafa e cila ishte ndryre ne celesin e brekusheve te Rames. Synimi i saj primar ideologjizimi i partise perfundoi ne nje idiolatri ndaj figures se liderit te ndritur. Bile qysh ne fillim te gjithe hasen ne fakt nje paqartesi partia se ciles i sherben quhet Parti Socialiste e themeluar ne vitin 1991 mirepo Stafa ka qene komunist i partise se themeluar ne 1941. Ermira Danaj koordinatore e gruas ne PS sot eshte larguar me sms nga partia e saj. Po keshtu Eva Allushi dhe Elmaz Sherifi.
Sidoqofte me kete shtojce te re Edvini kerkon ti jape Partise nje premtim te ri mesianik nje destinacion nje qellim dhe nje objektiv kesaj utopie politike. Me kete shtojce te re Edvini synon ideologjizimin e rolit te liderit pra te tijin si simbol frymezimi perkundrejt ideve te ndryshme universale si liria apo barazia sociale te Levizjes per mendim ndryshe brenda Partise. Ai i paraprin asaj qe duket se eshte stina e re e Blushit dhe e LMN-se brenda PS-se.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›