E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA uron Shqiperine per 98-te vjetorin e Pavaresise

27-11-2010 / Gazeta 55

Edhe hapesira shqiptare uron festen kombetare. Thaci mesazh Berishes


Obama SHBA-Shqiperi miq te ngushte dhe aleate gjeostrategjike


Pas Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama edhe sekretarja e Shtetit Hilary Clinton uron shqiptaret per festen e Pavaresise. Marredheniet SHBA-Shqiperi ajo i ka cilesuar si miqesore dhe me interesa te perbashketa. Klinton ka thene se Shqiperia ka dhene ndihmese per paqen ne Ballkan dhe ka luajtur rol te rendesishem ne rajon. Diten e djeshme presidenti Obama i dergoi nje telegram urimi presidentit Topi per festen e 28 nentorit. Zonja Hilari Klinton vlereson se heqja e vizave per Shqiperine eshte nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi jone drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euro-atlantik dhe thekson se mbeshtetja e SHBA-se per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme. Duke shprehur optimizmin per vazhdueshmerine e partneritetit me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale zonja Klinton mbyll mesazhin e saj drejtuar popullit Shqiptar me urimin. I uroj te gjithe popullit shqiptar festime te mbara dhe te gezueshme te Dites se Pavaresise.


Mesazhi i sekretares amerikane Klinton


Ne emer te Presidentit Obama dhe popullit te Shteteve te Bashkuara pergezoj popullin e Shqiperise teksa festoni Diten e Pavaresise me 28 nentor. Historia e miqesise dhe interesat e bashkendara midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u cimentua ne Konferencen e Paqes te Parisit ne vitin 1919 kur Presidenti Udrou Uillson mbeshteti me force pavaresine e Shqiperise.Qe nga ajo kohe Shqiperia ka bere shume kontribute me vlere per te promovuar paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor. Nje nje partnere e NATO-s dhe si keshilltare per vende te tjera te Ballkanit qe aspirojne te hyjne ne NATO Shqiperia luan nje rol kyc dhe proaktiv ne cuarjen perpara te integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara gjithashtu nderojne perkushtimin e Shqiperise ndaj misionit te ISAF ne Afganistan dhe angazhimin e saj per te mbrojtur paqen kudo ne bote. Mbeshtetja jone per hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian mbetet e palekundur. Liberalizimi i vizave nga BE-ja per Shqiperine kohet e fundit eshte nje tregues i forte i perparimit qe vendi juaj vazhdon te beje drejt anetaresimit te plote ne bashkesine euro-atlantike. Pres me kenaqesi te vazhdojme partneritetin tone me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale teksa punojme sebashku drejt nje te ardhmeje demokratike te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane.Iu uroj te gjithe popullit te Shqiperise nje festim te sigurt dhe te gezuar te Dites se Pavaresise.


Mesazhi i urimit te Presidentit amerikan Barack Obama me rastin e dites se Pavaresise


Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama uron shqiptaret me rastin e dites se Pavaresise. Ne nje mesazh urimi per homologun e tij Presidentin Bamir Topi Obama shpreh vleresimin me te mire per marredheniet mes dy vendeve. Duke uruar festen e Pavaresise per gjithe shqiptaret. Obama vlereson se dy vendet do te vazhdojne te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Evrope dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme. Nje vend te vecante ne telegramin e tij te shkurten Obama ai kushton dhe procesit te integrimit ne Bashkimin Europian duke shprehur inkurajimin per te ecur me perpara. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Evropian shprehet Obama duke vleresuar perpjekjet e Shqiperise. Duke u ndalur ne Festen e Pavaresise Obama thekson se ne emer te popullit amerikan ju shpreh juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 nentorit Dites suaj te Pavaresise. Ai vleresoi kontributin e vendit tone ne Afganistan cka deshmon dhe marredheniet shume te mira mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan shprehet Obama ne telegramin e urimit per Topin.


Kreu i Kuvendit te Kosoves Krasniqi uron kryeparlamentaren Topalli Kryetari i Kuvendit te Kosoves dhe njekohesisht edhe ushtryesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi i ka derguar nje telegram urimi kryeparlamentares Jozefina Topalli me rastin e festes se 28 Nentorit. Kam kenaqesine e vecante qe ne emer te Kuvendit dhe te popullit te Republikes se Kosoves tju uroj Juve dhe qytetareve te Republikes se Shqiperise Diten e Pavaresise - 28 Nentorin thekson Krasniqi. Sipas tij nentori i sivjetshem shenoi edhe nje ngjarje me rendesi kombetare per shqiptaret liberalizimin e vizave qe beri te mundur levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne shtetet e Bashkimit Evropian. Uroj qe nentori i ardhshem Shqiperine ta gjeje te integruar ne Bashkimin Evropian- thuhet ne telegramin e Krasniqit drejtuar kryeparlamentares Topalli.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›