E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi me akademiket Fushate per ceshtjen kombetare

Presidenti i Republikës Bamir Topi u ka kërkuar akademikëve dhe atyre që lëvrojnë kërkimin shkencor të jenë më aktiv në debatet për cështjet që kanë interes kombëtar. Në një konferencë me temë “Akademia e shkencave në proceset integruese”, kreu i shtetit, e lidhi rolin e Akademisë me cështje të identitetit kombëtar duke lënë të nënkuptohet nevoja për reagim lidhur me debatin e kombësisë në regjistrimin e popullsisë.

"Atëherë roli i akademikut duhet të jetë prezent. Në ato momente kur diskutohen cështje mjaft të rëndësishme, me rëndësi kombëtare, identiteti kombëtar ka të bëjë me sfidat e integrimit rajonal. Kemi të bëjmë me një debat artificial që shkaktohet nga homologët e vendeve të tjera, për cështje substanciale", tha Bamir Topi, president i Republikës.

Presidenti i Republikës bëri thirrje edhe rritjen e nivelit të shkencave juridike në forcimin e shtetit të së drejtës. "Po kjo nuk do të thotë të rrimë në heshtje kur ndodhin gjëra të rëndësishme. Atëherë kur preket dhe ai dokument themeltar i shtetit, atëherë kur ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin atëherë kur sinkronizohen orekset e politikës edhe brenda një nate", tha Topi. "Tërheqja e mendimit shkencor është mjaft e rëndësishme, vecanërisht për hartimin e legjislacionit dhe përqasjes së tij me atë të Bashkimit Europian", tha Aurela Anastasi, konstitucionaliste.

Në këtë analizë akademikë të njohur folën për rëndësinë e përmirësimnit të nivelit të botimeve të Akademisë së Shkencave dhe ballafaqimit të tyre jashtë kufijve.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›