Topi Gara filloi fushate dhe zgjedhje te ndershme

Një ditë pas përfundimit të afatit të Partive Politike për regjistrimin në KQZ për të marë pjesë në zgjedhje, kreu i shtetit ka përgëzuar subjektet që respektuan afatet. Ai u bëri thirrje atyre t’i nënshtrohen një fushate të drejtë me interes konkret për qytetarët, duke mos degraduar në debatet e zakonshme politike.
"Tani jemi para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Ta respektojmë këtë datë! Të krijojmë një klimë të qytetëruar në debatin politik dhe të zhvillohet një debat që të mos shkojë në terma të përgjithshme, por të shkojë pikërisht në ato gjëra, për të cilat ka nevojë qytetari! Të bëjmë të dallueshëm pikërisht pushtetin vendor nga pushteti qendror, sepse ndryshe gjërat kamuflohen. të gjithë të krijojnë një klimë që të marrin pjesë në zgjedhje! Të zgjidhen në një mënyrë shumë demokratike organet e pushtetiti vendor, të jemi ne ata që të kemi në dorë institucionet! Kur them ne, e kam fjalën për qytetarët dhe pastaj të fitojë më i miri", tha Bamir Topi, President i Republikës.
Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe krijimit të kushteve që cdo qytetarë të ketë mundësinë të marë pjesë në fushatë dhe te ketë të drejtë zgjedhje në procesin e votimit.
Aurela Papadhima