SHBA rithekson perkushtimin ndaj rajonit te Azi-Paqesorit
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ritheksoi perkushtimin amerikan ndaj rajonit te Azi-Paqesorit nderkohe qe Shtetet e Bashkuara pergatiten te organizojne takimin e Apekut ne vend kete vit.
Zonja Klinton i beri komentet sot gjate nje takimi ne Uashington me zyrtare te larte te forumit 21-anetaresh te Bashkepunimit Ekonomik te Azi-Paqesorit.
Ajo tha se presidenti Barak Obama eshte i perkushtuar ndaj Apekut dhe rajonit te Azi-Paqesorit. Ajo theksoi fuqine e integrimit ekonomik per arritjen e perfitimeve reale dhe afatgjata.
Zonja Klinton pershkroi sfidat me te cilat perballet rajoni dhe bota si rritja e cmimeve te ushqimit dhe naftes gazeve te demshme dhe konsumimit te burimeve natyrore. Ajo tha se Apeku duhet te perpiqet te krijoje vende pune te rrise tregetine dhe investimet novacionet e karburantit investimet ne arsim dhe nxitjen e rritjes ekonomike gjithperfshirese.
Shtetet e Bashkuara po perpiqen te arrijne objektivat e vena nga presidenti Obama per dyfishimin e eksporteve deri ne vitin 2015 dhe e shohin rajonin e Apekut si mundesi per biznes. Takimi kryesor i vitit per Apekun so te mbahet ne nentor ne Honolulu te shtetit Hauai.