E Diel, 1 Nëntor 2026

“BE u bëri thirrje palëve të mos e shfrytëzonin situatën e dhimbshme për qëllime politike”

03-11-2012 / Gazeta 55

Reagim i ambasadorit Sequi për ndarjen nga jeta të grevistit Lirak Bejko

Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian të Tiranë, Ettore Sequi shprehu dje ngushëllime për ndarjen nga jeta të Lirak Bejkos, një prej grevistëve që i vuri flakën vetes, gjatë grevës së urisë të disa ish të përndjekurve politik. Sequi theksoi se vetë-sakrifikimi është gjithmonë një tragjedi, por theksoi ai, Bashkimi Evropian, Komisioneri Fyle përsëriti disa herë që greva të mos shfrytëzohej për qëllime politike.
“Kam vizituar grevistët e urisë gjatë grevës, sepse doja të kuptoja më mirë arsyet e saj. Kam vizituar Ndreca në spital për t’u informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe për të shprehur dhembshurinë time. Në atë kohë, Komisioneri Fyle, drejtpërsëdrejti dhe nëpërmjet zëdhënësit të tij, shprehu shqetësimin dhe keqardhjen për situatën. Ai theksoi se situata e tyre duhet të jetë nje prioritet imediat për të gjitha palët dhe inkurajoi qetësi dhe dialog konstruktiv në trajtimin e kësaj çështjeje. Komisioni Evropian bëri thirrje për dialog ndërmjet autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile dhe ky dialog duhet të zhvillohet në kuadër të institucioneve demokratike dhe legjislacionit përkatës. Ambasadorët e BE-së dhe Delegacioni i BE-së gjithashtu bënë një deklaratë ku shprehnin “dhembshurinë dhe shqetësimin për ngjarjet e rënda”. “BE-ja u bëri thirrje palëve që të mos shfrytëzonin këtë situatë të dhimbshme njerëzore për qëllime politike dhe u njoh me ekzistencën e një plani kompensimi të përfshirë në ligjin e vitit 2007 dhe bëri thirrje për dialog për të trajtuar rastet individuale të cilat ky plan nuk i zgjidh. Ne të gjithë përdorëm këto fjalë që janë kyç për Bashkimin Evropian: zbatim dhe dialog. Unë besoj se vetë-sakrifikimi është gjithmonë një tragjedi. Kam bërë thirrje dhe deklarata nëpërmjet mediave për të ndaluar vetë-sakrifikimin. Kam mbështetur iniciativën e Presidentit, i cili u takua me përfaqësues të grevistëve të urisë. Shpreh ndjenjat e thella të simpatisë njerëzore, hidhërimit dhe keqardhjes për humbjen e të ndjerit Lirak Bejko. Mendimet e mia janë me familjen e të ndjerit”, thuhet në reagimin e ambasadorit Sequi.
Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko ndërroi jetë në një spital në Bari. Ish grevisti i urisë, i cili tentoi të vetëflijohej duke u vetëdjegur nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në mbi 50 për qind të trupit. Lirak Bejko e ndërmori aktin e vetëflijimit ne ditën e 19 të grevës së urisë së ish-të përndjekurve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›