BE, ultimatumi i fundit ndaj krizës që s’po i vjen fundi
Kësaj here, me sa duket është thënë troç “krizë” dhe jo ngërç politik siç ishte thënë më parë.
Gjithsesi, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së, kanë shprehur shqetësimin mbi situatën aktuale politike në vendin tonë dhe kanë kërkuar gjetjen e menjëhershme të një zgjidhjeje.
"është momenti i fundit për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës aktuale, mbi një bazë që do të respektohet në periudhë afatgjate", thuhet në dokumentin e konkluzioneve të takimit.
Në këtë dokument, shprehet gjithashtu edhe keqardhja dhe dështimi në një far mënyre i Parlamentit Evropian për t’i dhënë fund kësaj krize. "Këshilli shpreh keqardhjen që iniciativa nuk ka gjetur ende mbështetje të mjaftueshme në mënyrë që qeveria shqiptare dhe opozita të kapërcejnë diferencat mes tyre", vijon.
Më tej, 27 ministrat e Bashkimit Evropian thonë se opozita dhe maxhoranca në Shqipëri, janë përgjegjëse për integrimin e mëtejshëm të vendit.
"Këshilli thekson se është përgjegjësia e qeverisë së Shqipërisë, së bashku me opozitën, që të gjejnë sic duhet, në një mënyrë transparente dhe në respekt të plotë me Kushtetutën shqiptare, zgjidhjet dhe rrugët sesi vendi të ecë përpara drejt BE-së".
Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton shprehu në fund të takimit mbështetjen për nismën e europarlamentarëve për të arritur një pajtim të opozitës dhe shumicës parlamentare në Shqipëri. "Ne e mirëpresim atë dhe kjo është një nismë e rëndësishme", tha Ashton.
"Ne duam të gjejmë një zgjidhje, për të cilën ata kanë ndihmuar shumë që t'i japin një shtytje përpara, në mënyrë që ne të mund ta vendosim Shqipërinë në rrugë për anëtarësim në BE", tha ajo.
Ministrat e Jashtëm të BE-së mirëpritën atë që e quajtën "përparim i bërë nga Shqipëria dhe Bosnja në arritjen e kritereve për liberalizimin e vizave" dhe thanë se do të marrin një vendim sapo që Komisioni Evropian të vlerësojë nëse të gjitha kushtet që mbeten do të jenë plotësuar.