E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 56 persona të vrarë në dy ditë

29 persona u vranë sot në një burg në shtetin veriperëndimor të Sinolas, pasi dy banda droge rivale u përleshën me njëra tjetrën. Policia po heton mënyrën e futjes së armëve në burg.

Ndërsa në shtetin perëndimor të Michoacan u vranë 12 oficerë policie pas një kurthi të ngritur nga banditët e drogës tepër të fuqishem në këtë shtet.

Dita e sotme ishte një tjetër ditë e përgjakshme pas asaj të djeshmes, kur humbën jetën 15 policë nga përleshjet me një bandë droge në shtetin e Chihuahuas. Kriminelët e drogës i vranë policët pasi iu bënë pritë.

Zyrtarët njoftojnë se të paktën 23 000 persona kanë humbur jetën që nga dhjetori 2006 si pasojë e dhunës së shkaktuar nga kriminelët e drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›