BE uron Nikoliçin para mbylljes së votimeve

Bashkimi Europian
Bashkimi Evropian, tri orë para mbylljes së votimeve për zgjedhjet presidenciale serbe, e ka uruar kryetarin e Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomislav Nikoliçin, për fitoren në këto zgjedhje.
Urimin e kishin nënshkruar kryetari Këshillit të Europës, Herman Van Rompey, dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Urimi gabimisht u publikua në faqen zyrtare të BE-së, njofton Blic.
E urojmë zotin Nikoliç për zgjedhjen e tij si president i Serbisë. Gjithashtu, urojmë popullin e Serbisë për zgjedhjet e 6 dhe 20 majit, të cilat ishin në frymë garuese të qetë. Presidentit Nikoliç i urojmë sukses në ballafaqimin me sfidat që e presin në përmbushjen e pritjeve të mëdha të popullit serb në rritjen e mirëqenies… “, është thënë ndër të tjera në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të BE-së, e cila është tërhequr pas gjysmë ore, njofton Blic. / Blic /
Përgatiti: E.L