E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese për islamin

Twitter

Qeveria pakistaneze ka bllokuar rrjetin social Twitter për shkak të materialit, që është konsideruar fyes për islamin.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon kryetarin e Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, Mohamed Jasin, të ketë thënë se kjo faqe e internetit është bllokuar të dielën për shkak se Twitter ka refuzuar të heqë materialet që lidhen me një garë me Facebook-un, për të postuar imazhet e profetit islamik, Muhamed.

Jasin shtoi se Facebook ka rënë dakord për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por nuk kemi marrë të njëjtën gjë edhe nga Twitter, raporton REL.

Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizual të profetit si blasfemi.

Një konkurs i ngjashëm në Facebook në vitin 2010 provokoi Pakistanin, i cili bllokoi rrjetin për rreth dy javë. /REL/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›