BE vlerëson kontributin e fesë
Presidentët e institucioneve më të rëndësishme të BE-së u takuan me përfaqësuesit e 20 feve më të rëndësishme në Evropë.
Takimi synonte gjetjen e rrugëve të përbashkëta për luftimin e varfërisë.
Ishte një pamje e pazakonshme: shumë rroba të zeza, mjekra të thinjura dhe kapele të ndryshme.
Por me gjithë faktin që dukeshin ndryshe përfaqësuesit e të krishterëve, myslimanëve, hebrenjve, hinduve dhe të tjerëve ishin unikë në mendimin se varfëria në botë duhet luftuar së bashku.
Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso lavdëroi punën e bashkësive fetare në kohërat e krizave.
„Kriza financiare dhe ekonomike ka goditur rëndë shumë njerëz. Është e padiskutueshme që kreativiteti dhe besimi kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm për t'i ndihmuar ata në kohërat shumë të vështira që kanë kaluar, si në kuptimin e mbështetjes materiale ashtu edhe sa i përket gjendjes shpirtërore dhe emocionale", tha Barroso.
Në kohën e diskutimeve të mëdha brenda BE-së për domosdoshmërinë e reformave të shumta ekonomike dhe financiare, këto fjalë dukeshin paksa të pazakonshme.
Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy është i mendimit se Evropa në këtë mes mund të luajë një rol të veçantë.
„Bashkimi Evropian duhet të jetë një bashkim vlerash. Kjo është vlera shtesë që ne mund të ofrojmë në botë. Është kjo një fuqi e veçantë e Evropës në Botë“, tha Rompuy.