E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ia kalon SHBA-së

Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara duke u bërë konsumatori më i madh i energjisë në botë, njofton Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Të njëjtat burime raportojnë se megjithatë Shtetet e Bashkuara harxhojnë pesë herë më shumë energji për kokë banori se Kina.

Agjencia në fjalë njofton se energjia e konsumuar nga Kina është dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Zyrtarët kinezë i kanë hedhur poshtë informacionet e mësipërme duke i cilësuar si të pabesueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›