E Diel, 1 Nëntor 2026

BE zhgënjen Ministren Çitaku

Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora ÇItaku është shprehur e zhgënjyer me vendimin e Bashkimit Evropian për mos fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Në mbledhjen e qeverisë Çitaku ka deklaruar se Bashkmimi Evropian i ka ndërruar konkluzat e muajit tetor.

Sipas Çitakut, derisa më parë BE ka kërkuar përmbushjen e kritereve afat shkurtra dhe afat mesme, tash po kërkon që edhe dialogu te jetë kusht.

“BE në vazhdimësi procesin e integrimeve e ka ndarë nga bisedimet me Serbinë dhe tash po ndodhë e kundërta”, ka thënë Çitaku./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›