Bashkimi “Shqipëri-Kosovë” rrezikon stabilitetin e Ballkanit

Menjëherë pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Tiranë ka reaguar kreu i Partisë Socialiste, i cili mbështet idenë e ambasadorit, se thirrjet nacionaliste për “Shqipërinë Etnike” mund të sjellin rrezik dhe tension në rajon, raporton Shekulli.
Rama thotë se, mesazhi i ambasadorit të ShBA-ve për përçartjet nacionaliste është kambanë alarmi!
“Bashkimi Kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv. Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s’kanë më vend në rajonin tonë. Ta bëjmë Bashkimin Kombëtar përmes rrugës së re të Europës. Shqiptarët janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirëkuptimit europian. Kurrë s’mund t’i cenojmë këto me politika të vjetra rrënuese”, u shpreh Rama në rrjetin social Twitter. /Indeksonline/