Tre viktima nga të ftohtët në Bullgari

Stuhitë e borës dhe temperaturat deri në -19 gradë Celsius kanë shkaktuar vdekjen e tre personave në Bullgari.
Mediat lokale thonë se njëra viktimë është regjistruar në qytetin Dupnista, ndërsa dy të tjerat në rajonet Ruse dhe Shumen.
Reshjet e dendura të borës kanë paralizuar trafikun në disa rajone të Bullgarisë që nga e mërkura, raporton Rel.
Temperaturat, ndërkaq, kanë shënuar -19.2 gradë Celsius mëngjesin e sotëm në qytetin Kyustendil.
Moti i ftohtë ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Evropës, përfshirë rajonin e Ballkanit./Indeksonline/