E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kaluara e kryetarit ia humb gjysmën e Kryesisë

Nuk po mund ta konsolidon degën e as të bëjë ndryshime në të.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Luan Gola, asesi nuk po arrin t'i zbut përçarjet në këtë subjekt politikë.

Mbledhjet e degës ai po vazhdon t'i mbaj pa nënkryetarin e tij, Fahri Morinën dhe një pjesë të Kryesisë.

Që kur janë kryer zgjedhjet, në korrik të vitit të kaluar, Kryesia e LDK-së asnjëherë nuk ka mbajtur mbledhjet e kompletuar.

Në këto takime për të cilat kreu i LDK-së në Gjakovë thotë se mbahen deri tre herë në muaj, nuk janë prezent as sekretari e as shefi i grupit të asambleistëve në Kuvendin Komunal.

Për mungesat e këtyre zyrtarëve, Gola ka thënë për Indeksonline nuk i di arsyet. Ai beson se ato janë individuale.

Madje as për nënkryetarin e tij nuk është në dijeni pse nuk po merr pjesë në mbledhjet e degës. Mbase nuk flasin në mes veti për të kuptuar arsyen.

Derisa është i pasigurt rreth kësaj çështjeje, kreu i LDK-së në këtë komunë duket më këmbëngulës kur pyetet nëse ka përçarje në këtë parti.

“Nuk ka përçarje por vetëm arsye individuale. Ne i informojmë të gjithë çdo herë për takime, takimet janë të rregullta dhe mbahen së paku 3 takime në muaj” thotë Gola.

Megjithatë, burime të Indeksonline brenda LDK-së thonë se Gola nuk e ka përkrahjen e plotë të anëtarëve të kësaj dege për shkak të së kaluarës së tij të dyshimtë.

Ata po e akuzojnë atë se ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në kohën kur rektor ishte Radivoje Papoviq.

Por Gola e mohon një mundësi të tillë. Ai thotë se ai nuk ka diplomuar në këtë kohë dhe se të gjitha këto janë vetëm shpifje.

“Nuk ka gjana të tilla..këto janë fabrikate” thotë shkurt Gola për Indeksonline. Duke mos dashur të flas për këtë çështje Gola përgjigjet shkurt me “jo, jo, jo”.

Në Degën e Gjakovës, janë mbajtur zgjedhje të reja, vitin e kaluar, e që janë kundërshtuar nga përkrahësit e Fatmir Sejdiut, ku kanë dalë struktura të reja që përkrahen nga udhëheqja aktuale e LDK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›