E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, zyrtari gjerman: 2020, viti më i mundshëm

Bert Kuby, bashkëpunëtor i Departamentit të Shqipërisë në Komisionin e Zgjerimit të BE-së.

Për Bert Kuby, bashkëpunëtor i Departamentit të Shqipërisë në Komisionin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, viti 2020 mund të jetë viti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Deutsche Welle ne shqip shkruan sot se BE po jo? Jo! Nuk është kjo pyetja, por: BE po, por kur?

Zyrtari gjerman Bert Kuby ishte i ftuar nga studentët (Albschaft) dhe Katedra e Albanologjisë së Mynihut për të mbajtur një referat për stadin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

2020-ta mund të hynte në histori si viti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por në qoftë se gjithçka shkon ashtu si duhet e Shqipëria i përmbush të gjitha standardet e kërkuara nga BE-ja.- tha ia studentëve.

Sipas Kuby, Shqipëria ende nuk ka arritur t’i realizojë standardet që i duhen për të filluar bisedimet e anëtarësimit, duke shtuar se pengesë për arritjen e tyre nuk është mungesa e kapaciteteve e aftësive, por e vullnetit politik brenda vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›