BEJRUT – I dërguari i SHBA-së: Forcat izraelite filluan tërheqjen nga Libani jugor

BEJRUT, 6 janar /ATSH-AFP/- Forcat izraelite kanë filluar të tërhiqen nga qyteti kufitar i Libanit jugor, Naqura – mes përpjekjeve për një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, tha sot i dërguari special i SHBA-së, Amos Hochstein.
“Ushtria izraelite filloi tërheqjen e saj nga Naqura… dhe u kthye sot në Izrael, në jug të Linjës Blu”, tha Hochstein.
“Këto tërheqje do të vazhdojnë derisa të gjitha forcat izraelite të largohen plotësisht nga Libani dhe ndërsa ushtria libaneze vazhdon të vendoset në jug dhe deri në Linjën Blu”, u tha Hochstein gazetarëve, duke iu referuar kufirit të përcaktuar nga OKB-ja midis dy vendeve.
Rezoluta 1701 e OKB-së, i jep autoritetin e vetëm ushtrisë libaneze dhe trupave paqeruajtëse të OKB-së për zonat në jug të lumit Litani, i cili ndan Libanin nga pjesa tjetër e vendit.
Hezbollahu thuhet se e konsideron propozimin e SHBA-së si bazë për negociata të mëtejshme.
Që nga shtatori, ushtria izraelite ka zgjeruar masivisht sulmet e saj në Liban – duke synuar të largojë Hezbollahun nga kufiri i saj verior – në mënyrë që banorët të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Avionët luftarakë kanë bombarduar objektiva në të gjithë vendin dhe shpesh në jug të Bejrutit. //a.i/