BERLIN – Ambasadori palestinez i bën thirrje Gjermanisë të njohë shtetin palestinez

BERLIN, 22 maj /ATSH-DPA/ – Ambasadori i Autoritetit Palestinez në Gjermani, Laith Arafeh, i ka bërë thirrje qeverisë gjermane që të ndjekë shembullin e Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës dhe të njohë shtetësinë palestineze.
“Duke pasur parasysh përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë për kauzën e paqes në rajon dhe angazhimin e saj të deklaruar për zgjidhjen me dy shtete, duhet shpresuar që Gjermania së shpejti do të ndjekë shembullin dhe do ta njohë Palestinën për atë që është, një shtet që pret pavarësi, për një popull që pret liri”, deklaroi sot Arafeh në Berlin.
”Njohja e Palestinës nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja është një fitore për të drejtën ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, një zgjidhje e vonuar prej kohësh me dy shtete dhe për të gjithë ata që aspirojnë një të ardhme më të mirë”, shtoi Arafeh.
”Njohja është gjithashtu një humbje për ata që po përpiqen të ruajnë një status quo që e ka sjellë rajonin atje ku është sot”, shtoi ai.
”Qeveria gjermane vazhdon të mohojë njohjen e Palestinës si shtet. Kjo mund të vijë në fund të një zgjidhjeje të negociuar me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, në Berlin./ a.jor.