E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Baerbock: Siguria evropiane në udhëkryq mes bisedimeve për paqe në Ukrainë

BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Siguria evropiane është në një udhëkryq ekzistencial, tha sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Një paqe e rremë që do t’i jepte Rusisë vetëm hapësirën e frymëmarrjes për fushata të reja ushtarake nuk do të ndihmonte askënd: as Ukrainën, as Evropën dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Baerbock.

Baerbock paralajmëroi se minimizimi i rolit të Evropës do të ishte vetëm në dobi të axhendës ruse – ndërsa bëri thirrje për një qasje me vetëbesim ndaj administratës së SHBA-së.

“Ne po punojmë me të gjitha forcat për të forcuar më tej Ukrainën. Ajo mund të zhvillojë negociata në rrugën drejt paqes – dhe përfundimisht paqes së Evropës – nga një pozicion fuqie”, tha ministrja gjermane.

Baerbock mirëpriti gjithashtu paketën e 16-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë të miratuar sot nga blloku.

“Qoftë për t’i dhënë fund evazionit të sanksioneve, për të listuar më shumë kompani ose për të sanksionuar flotën ruse – ne po godasim Rusinë aty ku dëmtohet lufta e saj”, shtoi Baerbock. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›