E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Faeser: Gjermania do të mbajë kontrolle të përkohshme kufitare

BERLIN, 30 janar /ATSH- DPA/ – Gjermania do të mbajë kontrolle të përkohshme në kufijtë e saj derisa mbrojtja e kufijve të jashtëm të hyjë në fuqi, theksoi ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

Faeser ishte në Varshavë për një takim të ministrave të brendshëm të BE-së për të diskutuar politikën e migracionit, një ditë pasi parlamenti gjerman mbështeti planet për rregulla më të ashpra, duke përfshirë kthimin prapa të gjithë azilkërkuesit në kufijtë e Gjermanisë.

“Ne do të mbajmë kontrollet kufitare derisa mbrojtja e kufijve të jashtëm të hyjë në fuqi”, theksoi Faeser.

Megjithatë, ajo këmbënguli “që zona Shengen do të hapte përsëri kufijtë e saj në një moment”, duke theksuar nevojat e punëtorëve ndërkufitarë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›