E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci inkurajon “Vllazninë”: Mbështetje maksimale për skuadrën kuqeblu

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Vllaznisë. Gjatë këtij takimi, Beci ka uruar kapitenin e skuadrës, Bekim Balaj për tre trofetë e fituar në ceremoninë e organizuar nga FSHF.

“I garantova mbështetjen maksimale djemve kuqeblu për të ardhmen dhe sigurisht, i përcolla një urim të përzemërt për sukses në ndeshjen e ardhshme”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Teuta-Vllaznia është një nga dy sfidat e së premtes, që hap javën e 23-të të Superligës, me shkodranët të cilët kthehen në fushë pas disfatës në “Loro Boriçi” me Egnatian.

Nga takimi i Benet Becit me ekipin e Vllaznisë sot në Shkodër 1 nga 5

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›