E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Gjermania e shqetësuar për vendimin e parlamentit izraelit për të ndaluar punën e UNRWA-s

BERLIN, 29 tetor /ATSH-DPA/- Zyra e Jashtme e Gjermanisë shprehu shqetësimin e saj për vendimin e parlamentit izraelit për të ndaluar punën e agjencisë kryesore të OKB-së që ndihmon palestinezët në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Gazën e shkatërruar nga lufta.

Puna e agjencisë, e njohur si UNRWA, ofron ndihma humanitare thelbësore dhe jetëshpëtuese dhe shërbime bazë për refugjatët palestinezë në Gazë, Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe rajonin në tërësi”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin.

“Pa punën e UNRWA-s, ndihma jetike humanitare në Gazë do të ishte në prag të kolapsit”, tha ajo.

Ambasadori gjermane në Izrael, Steffen Seibert shprehu sot në mëngjes shqetësimin e tij të ngjashëm.

Seibert tha se ishte shumë i shqetësuar për efektet e ndalimit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›