E Enjte, 5 Nëntor 2026

KATAR – Ministria e Jashtme: Bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës vazhdojnë

KAJRO, 29 tetor /ATSH-DPA/- Bisedimet për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës po vazhdojnë në Doha, Kajro dhe në kryeqytetet evropiane, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid Al-Ansari në një konferencë për shtyp, në Doha.

“Shumë është arritur”, tha Majid Al-Ansari, sipas një raporti në faqen e internetit të gazetës Al Sharq të Katarit.

Al-Ansari tha se nuk mund të komentonte mbi detajet e sakta, por shtoi se kishte “linja paralele” në përpjekjet për të frenuar përshkallëzimin në Rripin e Gazës dhe në Liban.

“Katari po përdor të gjitha opsionet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe për të vënë drejtësi për vëllezërit palestinezë”, tha ai.

Katari, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjiptin, janë përpjekur të ndërmjetësojnë në konflikt, por bisedimet kanë qenë të bllokuara prej disa muajsh./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›