E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Njëzet mijë familje ende pa energji elektrike

BERLIN, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Rreth 20 mijë familje në juglindje të Berlinit vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, një ditë pas një ndërprerjeje të madhe që nisi pas zjarrit në dy shtylla të tensionit të lartë në Johannisthal.

Fillimisht, mbi 50 mijë shtëpi u prekë nga mungesa e nergjisë elektrike

Operatori “Stromnetz Berlin” tha se energjia po rikthehet gradualisht, por paralajmëroi se rikthimi i plotë mund të zgjasë deri të enjten, pasi riparimet janë shumë të ndërlikuara.

Banorëve u është kërkuar të kursejnë konsumin për të ndihmuar stabilizimin e rrjetit.

Ndërprerja shkaktoi edhe probleme në shërbimet e emergjencës, duke bërë përkohësisht të paarritshme numrat 110 dhe 112, ndërsa disa shkolla mbetën të mbyllura edhe sot.

Një grup i majtë radikal mori përgjegjësinë për sulmin përmes një letre të publikuar në platformën Indymedia, duke thënë se objektivi ishte parku shkencor në Adlershof, ku ndodhen kompani të teknologjisë së avancuar dhe universitete.

Autorët thanë se aksioni synonte “kompleksin ushtarako-industrial” dhe kërkuan falje për banorët e prekur.

Policia dhe politikanë gjermanë e quajtën incidentin shumë serioz, duke theksuar se sulmi kërkonte njohuri të brendshme për rrjetin elektrik./Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›