Koçiu: Operacion ortopedik me metodën ORIF tek pacienti 60-vjeçar

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Ekipi i mjekëve në Spitalin Universitar të Traumës ka realizuar një ndërhyrje të suksesshme te një pacient 60-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “ekipi mjekësor i SUT realizoi me sukses një operacion ortopedik tepër të ndërlikuar tek një pacient 60-vjeçar, pas një aksidenti automobilistik”.
Sipas Koçiut, ndërhyrja u krye me metodën ORIF (Open Reduction and Internal Fixation) me pllakë rekonstruksioni dhe vida, përmes qasjes kirurgjikale posteriore Kocher-Langenbeck dhe anteriore Modified Stoppa.
Ministrja Koçiu i shprehu mirënjohjen ekipit mjekësor, ortopedëve: Dr. Viktor Marku, Dr. Erik Gjoni, Dr. Glori Prifti, Dr. Elvis Spahiu, Dr. Migen Zeneli, anestezistëve, Dr. Altin Çuçi, Dr. Elona Reçi dhe infermieret Fatbardha Hoxha, Mimoza Demneri, Jeta Kuçi, Mejte Hajri.
Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës falë investimeve në aparatura dhe teknologji të avancuar, vitet e fundit po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.
Ekipi i mjekëve në SUT, që realizoi ndërhyrjen delikate ortopedike 1 nga 3/e.i/j.p/