E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz: Gjermania nuk do të jetë palë në luftën në Ukrainë

BERLIN, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz u përpoq të siguronte qytetarët se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën në Ukrainë, ndërsa vazhdon të mbështesë Kievin në luftën kundër forcave ruse.

“Po, unë e jap atë garanci. Kjo është ajo që unë mbroj si kancelar”, theksoi ai.

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar prej kohësh Gjermaninë dhe aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një palë ndërluftuese.

Scholz hodhi poshtë idenë e një armëpushimi në Ukrainë me kushtet ruse.

“Për mendimin tim, një armëpushim që përfshin dorëzimin e Ukrainës është diçka që ne, si Gjermani, nuk duhet ta mbështesim kurrë”, theksoi ai.

Kancelari tha se kjo nuk është një çështje abstrakte, “siç mund të shihet nga kjo ofertë e çuditshme paqeje nga Putin”.

”Kjo tregon se Putini nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”, tha Scholz./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›