E Enjte, 5 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Avionë ushtarakë zviceranë ulen në… autostradë!

ZYRIH, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Pilotët luftarakë zviceranë praktikuan ngritjen dhe uljen në një autostradë në Payerne, në jug të liqenit Neuchatel, në Zvicrën perëndimore, si pjesë e manovrave që mund të përdoren në kohë lufte.

Sot, në një urë autostrade mes fushave me një erë të fortë, zëvendëskomandanti i Forcave Ajrore, brigadieri Christian Oppliger tha se ”ishte i kënaqur me të ashtuquajturin test aftësie Alpha One”.

”Pilotët F/A-18 bënë ulje të përsosura”, tha ai.

Aeroplani kishte një shpejtësi uljeje prej afërsisht 260 kilometra në orë.

Shtrirja disa kilometra e autostradës pranë Payerne, në jug të liqenit Neuchatel, ishte mbyllur për disa kilometra që nga mbrëmja e kaluar.

Manovra e fundit e këtij lloji nga Forcat Ajrore të Zvicrës u zhvillua në vitin 1991 në kantonin e Ticinos.

Para përfundimit të Luftës së Ftohtë, manovra të tilla bëheshin rregullisht çdo disa vjet./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›