BERZH, 50 milionë euro për rindërtimin e rrugëve rurale
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) akordon një hua prej 50 milionë eurosh për rehabilitimin e rrugëve rurale në Shqipëri. Fondi do të përdoret për rikonstruktimin e 500 kilomentrave rrugë. Projekti do të mbështetet edhe nga Banka Europiane për Invenstime e cila do të akordojë të njëjtën shumë si dhe nga Komisioni Europian që ka akorduar një grant prej 33 milionë eurosh.
Investimi është pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 1500 kilometrave rrugë rurale, të financuar nga Banka Botërore, Fondi OPEC, BERZH dhe shumë financues të tjerë.
“Ky projekt është i një rëndësie të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Përmirësimi i infrastrukturës së transportit në zonat rurale do t’i lehtësojë komunitetit hyrjen në shërbimet baze, tregje, rritjen e konkurueshmërisë të kompanive lokale dhe rritjen e standartit të jetesës në qytetet e vogla dhe fshatrat” shprehet drejtori i sektorit të transportit në BERZH, Sue Barret.
Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare jeton në zonat rurale. Gjendja e keqe e rrugëve vështirëson zhvillimin e sektorit privat në qytetet e vogla dhe fshatra, duke limituar kështu konkurueshmërinë e kompanive të agrobiznesit.
Em/Ma
Azhornuar së fundi ( e premte , 05 mars 2010 ) < I mëparshmi