E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria po fsheh krizën ekonomike

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzon qeverinë se po mundohet të fshehë krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin. Sipas Ramës kriza shkon duke u thelluar, por qeveria mban fshehur te dhenat që e dëshmojnë sikurse po vepron edhe me kutite e 28 qershorit.

• Meksi: Kriza ekonomike po thellohet

Lideri socialist tha më tej se fshehja e informacionit deformon marrëdhënien mes pushtetit dhe qytetarëve dh çon në përkeqësimin e situatës ekonomike dhe rëndimin e pasojave të krizës. “Nuk ka gjasa që të frenohet kriza duke e kuruar në mënyrën si operon pushteti sot. Nuk ka gjasja të shërohet sëmundja duke fshehur diagnozën dhe duke përdorur ilaçet e gabuara” tha Rama. Azhornuar së fundi ( e premte , 05 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›