E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Vidohovës, shtyhet seanca për vrasësin

KORCë- Shtyhet seanca për autorin e masakrës së Vidihovës, Besim Karai. Mësohet se 40-vjecari ishte i pranishëm në sallë ndërsa ka kërkuar caktimin e një avokati mbrojtës, të cilin në seancën e mëparshme e kishte refuzuar. ndryshe nga më parë të pranishëm në sallë kanë qënë dhe të afërm të viktimave të masakrës.

Besim Karai akuzohet për vrasjen e tre vëllezërve Taulant, Etlevan dhe Xhiljan Mulliri. Ngjara ndodhi mesditëm e 29 janarit kur 40-vjecari qëlloi në mes të fshatit Vidohovë tre vëllezërit në shenjë hakmarrje pasi kishte zbuluar lidhjes mes bashkëshortes së tij dhe njërit prej vëllezërve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›