E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate në seancë, miratohen dy nismat e socialistëve

(UPDATE) Dy amendimet e socialistëve do të nisin të shqyrtohen të hënën në komisionin e ligjeve sipas procedurës së përshpejtuar që kërkoi opozita, deputetët e së cilës hynë në Kuvend vetëm me nisjen e votimeve. "125 pro, ska kundër, tre abstenime, 6 vetë nuk morrën pjesë në votim. Kuvendi miraton projektvendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpjetuar, përcakton datën 18.03.2010 për të diskutuar projektligjet në seancë plenare", deklaroi votimin kryetarja e Kuvendit.

• Rama: Largim të qeverisë nësë nuk arrihet transparenca

Seanca parlamentare u zhvillua nën një atmosferë të tensionuar. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nisi votimin e ligjit për gjykatën administrative, një ligj i rëndësishëm që kërkon 84 vota. Menjëherë deputetët e opozitës u ngritën në këmbë për tu larguar. Gjatë diskutimit kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruci paraqiti disa karta identiteti për të njëjtin person. Në përgjigjë kryeministri Berisha e këshilloi ti drejtohej prokurorisë.

"Shikoni këtu keni dy karta identiteti falso, një zonjë nga Tropoja, me dy karta identiteti të përdorura në zgjedhje me kartat tuaja të identitetit. I njëjti njeri me katër", tha Ruci. "A ishin patenta, apo ishin nga ato kartat e sigurisë që merren nëpër konferenca kur shkon, apo ishin falsifikime të kartave të identitetit. Ato janë fletë-hyrje në kazinonë Regency, une nuk e di se nuk kam qenë ndonjëherë në atë kazino", u shpreh kryeministri Berisha.

Gjatë konferencës së kryetarëve tha Topalli, Gramoz Ruci ka pranuar se deri më sot nuk ka pasur një ligj që do të mundësonte komisionit hetimor të hapë kutitë, një fakt që më pas u përgënjeshtrua nga Ruci. "I kam kërkuar zotit Ruci që të votohet sot, në këtë seancë ngritja e komisionit hetimor, dhe zoti Ruci më thotë jo. Komisionin hetimor pasi të ndryshojmë ligjin sepse nuk ka ligj për komision hetimor", tha Topalli.

Amendimet e socialistëve ligjërojnë qartë ngritjen e komisionit hetimor që do të mund të hapte kutitë e votimit dhe do të mund të rinumëronte votat. Opozita ka qenë në Kuvend për të përcaktuar procedurat e Kuvendit. Një marrëveshje për ligjërimin e hapjes së kutive të votimit duket se do të vendoset sërish nga negociatat në ditët e ardhshme.

Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e premte , 05 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›