E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH 500 mije euro per terminalin multimodal ne Tirane

TIRANEuml - Nje prej partnereve te BERZH Qeveria Italiane ka akorduar fondin prej 500 mije eurosh per projektin per terminalin e ri multimodal te trenit linjave urbane dhe interubane dhe te tramit. Ne hapesiren prej 80 mije metrash katrore e cila i kaloi Bashkise me vendim qeverie eshte parashikuar te kete edhe nje qender te madhe tregtimi. I gjithe investimi llogaritet te kushtoje 20 milione euro dhe do te kryhet ne partneritet publik-privat ku perfshihet BERZH-Bashkia e Tiranes dhe investitore privat.

PROJEKTI
Terminali i ri Multimodal do te akomodoje atje pothuajse 10 linja autobusesh qe do i hiqen qarkullimit dhe stresit te transportit publik ne Tirane mbi 400 mikrobuse te cilet vijne nga veriu dhe nga jugu do te akomodohen atje por njekohesisht edhe rreth 350 taksi. Ky eshte projekti i pare nga kater projektet strategjike qe pasohet besoj se te gjithe e keni degjuar konkursin e Bulevardit qe fillon e merr jete gjate muajit te ardhshem me projektet qe do te prezantohen per zgjatimin e Bulevardit.

BASHKIA
Per bashkine e Tiranes dhe nenkryetaren e saj Tabaku fondi i BERZH eshte shenje besimi ne projektet e kesaj bashkie.
Krijimi i ketij Terminali te ri Multimodal do te jete nje mundesi shume e mire per investime ne Tirane por nga ana tjeter do i ofroje mundesine edhe Bashkise se Tiranes te angazhohet ne nje aktivitet te ri biznesi. Do te jete nje kontrate e partneritetit publik-privat dhe do te jete me kosto zero per Bashkine e Tiranes duke bere te mundur krijimin e nje projekti koncesionar gjigand per qytetin e Tiranes tha Tabaku.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›