E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heronjte e nje lufte te gabuar

Duke i kerkuar falje atyre qe mund te me konsiderojne si cinik me duhet te them se sulmi vdekjeprures ndaj dy komandove shqiptare ne Afganistan ishte sa hidherues aq edhe i pritshem me mese tete vjet historik te dergimit te trupave neper zona te nxehta si Bosnja Iraku e Afganistani fatkeqesisht kjo humbje ishte statistikisht por jo logjikisht e paevitueshme. Pertej retorikes mallengjyese qe do te degjojme ne ditet ne vijim dhe propagandes qe do justifikoje humbjen e jeteve me detyrimet qe Shqiperia ka duke qene se eshte nje anetare e NATOs duhet thene se misioni i Afganistanit ka qene nje deshtim i pashprehur per aktoret kryesore qe e ndermoren por edhe per figurante ne sfond si puna e Shqiperise.

Nga vete natyra e rezistences afgane te drejtuar nga Talibanet apo edhe situates ne te cilen ndodhen politikisht dhe ekonomikisht iniciatoret e luftes shpresat qe Afganistani te gjeje paqe ne nje te ardhme te afert jane thuajse nul dhe trazirat ne Pakistanin fqinj apo ne rajonin e trazuar nga tensioni Pakistan ndash Indi nuk premtojne per ndonje zgjidhje te shpejte te situates. Qe prej fillimit te operacionit Enduring Freedom ne vitin 2001 afro 2900 ushtare te koalicionit kane humbur jeten ne luftimet me Talibanet dhe grupe te tjera te rezistences teksa Presidenti Obama qysh ne Gushtin e vitit te kaluar deklaroi fillimin e procesit te terheqjes se trupave amerikane qe do te perfundoje ne vitin 2014. Po ashtu vende si Franca Italia Kanadaja e Australia kane deklaruar se do ti terheqin trupat duke mos pare asnje mundesi reale qe vendi e rajoni te qetesohen. Ne mes te kesaj zallamahie gjeopolitike e ushtarake trupat shqiptare dhe prania e tyre ne Afganistan jane teresisht te pajustifikueshme. Duke marre parasysh faktin qe Afganistani konsiderohet sot si nje nder vendet me te rrezikshem ne planet si dhe koston njerezore e financiare qe ka prania e trupave tona aty qeveria shqiptare duhet te gjeje nje arsye me te mire se sa lsquoanetaresimi ne NATO per te justifikuar jetet e humbura maleve te Afganistanit. Nuk duhet te harrojme qe disa vende anetare te NATOs i kane terhequr tashme trupash si Hollanda qysh prej 2010-es apo jane mjaftuar me mbeshtetje financiare apo materiale pavaresisht detyrimeve te imponuara nga aleanca veri-atlantike.

Ajo cka nevojitet te ndodhe pas kesaj ngjarje te kobshme eshte nje rivleresim strategjik dhe realist i prezences ushtarake shqiptare jo vetem ne Afganistan por edhe ne Irak. Sigurisht qe kjo eshte kryesisht nje detyre dhe prerogative e strukturave te specializuara drejtuese te ushtrise shqiptare dhe domosdo e kastes politike qe angazhohet nderkombetarisht dhe merr vendime po ne te njejten kohe duhet te jete edhe subjekt i opinioneve dhe ndjesive te popullates femijet e se ciles dergohen te luftojne per te mbajtur lart nderin dhe lavdine e kombit apo edhe thjesht ne menyre qe qeveria te permbushe detyrimet ne syte e partnereve nderkombetare qe ata te mos bezdisin per cka ndodh ketu brenda. Kjo pasi lavdine qe Shqiperia perfaqesohet me nder ne misionet paqeruajtese ne bote nxitojne ta marrin shume por pergjegjesine dhe hidherimin e kobshem te humbjes se jetes veshtire se do e marr njeri mbi shpatulla.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›